Prokuroria dhe Njësia e Krimeve Ekonomike me aksion në Çarshinë e Gjatë në Pejë - cak disa argjendari

Foto: Ilustrim
Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë nga institucionet e rendit.
Në këtë operacion po marrin pjesë Prokuroria Themelore në Pejë, njësia e Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, Inspektorët e Tregut, Doganën dhe ATK-në”, ka deklaruar Nikçi duke mos dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































