Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës, prokurori Bekim Kodraliu, gjatë administrimit të provave, tha se fotografitë që u gjetën në telefonin e Pantiqit, vërtetojnë se ai kishte rol kyç në organizatën “Mbrojtja Civile”.
Paraprakisht, gjatë prezantimit të xhaketës që ishte sekuestruar me rastin e arrestimit të Dejan Pantiqit në ditën kritike, e të cilën Pantiq thuhet se e kishte veshur atë ditë, prokurori Kodraliu tha se kjo xhaketë është përdorur nga pjesëtarë të Mbrojtjes Civile.
“Me rastin e arrestimit të të pandehurit Dejan Pantiq, janë sekuestruar disa prova materiale, ndër to ka qenë një xhaketë, të cilën e kanë përdorur pjesëtarë e Mbrojtjes Civile”, tha prokurori.
Sipas tij, me rastin e ekzaminimit të telefonit të Pantiqit, janë gjetur fotografi- të cilat janë prezantuar si prova materiale, ku shihet Pantiq me xhaketën në fjalë, e të cilat foto ai i ka bërë me telefonin e tij.
“Janë sekuestruar telefonat nga i pandehuri, nga ekzaminimi i së cilit janë identifikuar edhe disa fotografi të bëra nga vetë i pandehuri, e të cilat janë prezantuar edhe si prova materiale dhe që janë edhe në shkresat e lëndës, dhe nga ajo kemi konkluduar që Mbrojtja Civile ka qenë e pajisur me dy lloje të xhaketave apo jakne- ka qenë ajo dimërore dhe e cila është sekuestruar te pandehuri Pnatiq, të cilën e kemi shtuar si provë materiale, dhe ka qenë edhe xhaketa verore”, shtoi Kodraliu.
Prokurori shtoi se përmes këtyre fotove të cilat janë të përfshira në raportin e Policisë, vërtetohet se i akuzuari Pantiq ka pasur rol kyç në këtë organizatë, të cilët akuzohen se kanë kryer aktin terrorist.
Gjithashtu, prokurori propozoi si provë edhe një vendim të Qeverisë së Kosovës, në të cilin grupet “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shapllur si grupe terroriste.
“Në kuadër të këtyre provave dhe duke dashur që të ndërlidhet edhe me propozimin që të evidentohet si provë materiale, dua të prezantoj edhe si provë materiale vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilin Qeveria, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, rendin kushtetues dhe stabilitetin, si dhe mbrojtjen e interesave shtetërore, organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur si organizata terroriste”, tha ai.
Lidhur me pretendimet e prokurorit, mbrojtësi i Pantiqit- avokati Predrag Miljkoviq, tha se xhaketa e prezantuar nga Prokuroria është një xhaketë normale e dhuruar nga vajza e tij.
“Sa i përket uniformave verore të supozuara të Mbrojtjes Civile dhe fotografive që i kemi parë, të cilat i kanë shqyrtuar, që do të thotë brenda raportit policor, ne duhet të vërtetojmë se nuk bëhet kurrë fjalë për xhaketën verore e as për xhaketën e Mbrojtjes Civile. Bëhet fjalë për një duks të thjeshtë apo këmishë, të cilën të pandehurit Pantiq ia ka blerë vajza e tij”, tha Miljkoviq.
Ai shtoi se në fotografit e paraqitura shihet qartë se i mbrojturi i tij ka të veshur një xhaketë tjetër dhe jo kjo e cila është paraqitur nga Prokuroria.
“Kundërshtoj provën në raport me të mbrojturin tim. Të gjitha fotografitë të cilat përcillen me këtë raport dhe përmes Prokurorisë kërkohet të dëshmohet që personat në këto fotografi kanë uniforma- të cilat pretendohet se i ka pasur i mbrojturi im Dejani Pantiq. Mund të shihni se të gjithë personat kanë xhaketa tërësisht të ndryshme nga kjo xhaketë”, shtoi ai.
Ndërsa, lidhur me propozimin e administrimit si provë- vendimin Qeverisë për shpalljen e dy organizatave si terroriste, Miljkoviq tha që ky vendim është nxjerrë gjashtë muaj pasi që ka ndodhur rasti.
“Sa i përket vendimit të Qeverisë, dua t’ju tërheq vëmendjen se ky vendim është marrë më shumë se 6 muaj pas sulmit në zyrat e KKZ-së të Mitrovicës së Veriut dhe vërtetojmë se vendimi nuk është relevant për këtë rast”, tha avokati Miljkoviq.
Ndërsa, lidhur me propozimin e mbrojtjes së Milun Milenkoviq- avokatit Lubomir Pantoviq, për të këkruar ditarin nga Shtëpia e Shëndetit si institucion paralel në Mitrovicë të Veriut për daljen e emergjencës në terren ditën kritike, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj tha se Gjykata nuk ka marrë përgjigje.
“Sa i përket propozimit që është parashtruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, që të kërkohet nga Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë të Veriut si institucion paralel përgjigje lidhur me ditarin e daljes së emergjencës në terren në datën kritike kur pretendohet se është kryer vepra penale, se kush kanë qenë ekipet që kanë dalë në terren, çfarë veture, çfarë regjistrimi e informata të tjera, Gjykata i është drejtuar dy herë me shkrim kësaj qendre dhe të tretën herë më 7 prill 2025, ku vetëm se kanë pranuar shkresën në gjuhën shqipe dhe serbe, mirëpo nuk kemi asnjë përgjigje si institucion paralel, i cili nuk është në kuadër të institucioneve në kuadër të Republikës së Kosovës”, tha Kurtaj.
Po ashtu, për shkak se raporti i Policisë i cili u prezantua sot para Gjykatës ishte vetëm në gjuhën shqipe, u kërkua që të përkthehet në gjuhën serbe në mënyrë që t’i jepet mundësia mbrojtjes për t’u deklaruar rreth saj.
Për këtë arsye, seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar një ditë tjetër. /Betimi per Drejtesi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Kontrolle të shumta në Gjermani – Në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

Buzhala: LVV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

Ramabaja: Nëse mbahen zgjedhjet, LVV dhe PDK rriten, LDK do të ndëshkohet më së shumti

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet