LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me vendime të tjera për rastet e dhunimeve

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me vendime të tjera për rastet e dhunimeve

Kontaktimi i qendrës për punë sociale, për rastet e dhunimeve seksuale, është njëri nga vendimet që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka marrë për trajtimin me prioritet të këtyre rasteve.

Në një përgjigje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është thënë se në kuadër të caktimit të 10 koordinatorëve të rinj për vepra penale kundër integritetit seksual, janë marrë edhe vendime të tjera.

Vendim tjetër është edhe organzimi i ligjeratave, në shkolla fillore e të mesme, lidhur me vetëdijesimin e nxënësve për këtë kategori të veprave penale.

“Nga momenti i nxjerrjes së vendimit, koordinatori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbajtur takime me koordinatorët nga prokuroritë themelore dhe është përpiluar raport i veçantë për këtë kategori të veprave penale me të dhëna për të dyshuarit, veprat penale për të cilat ngarkohen, në cilën fazë të procedurës gjenden këto lëndë. Raporti është përpiluar për vitin 2021 dhe për 9 mujorin e vitit 2022″.

“Gjithashtu, ndër të tjera janë ndërmarr edhe këto vendime: Të bëhet unifikimi i procedurave në mes të prokurorëve në trajtimin e këtyre rasteve. Të kontaktohet Qendra për Punës Sociale me qëllim që të njëjtit të jenë pjesë e koordinimit me prokurorët që trajtojnë këto raste. Në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë, të organizohen ligjërata nëpër shkolla fillore dhe të mesme, lidhur me vetëdijesimin e nxënësve për këtë kategori të veprave penale”.

Por, sipas drejtorit të qendrës për punë sociale në Komunën e Gjilanit, një praktikë e tillë ka qenë edhe në të kaluarën, derisa ka shtuar se për herë të parë kanë pasur takim me përfaqësues të kryeprokurorisë.

Mursel Zymberi, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale, Gjilan

“Këto çështje nuk rregullohen me vendime të prokurorëve, por kjo është çështje ligjore që do të duhej të rregullohej, sidoqoftë roli i qendrave për punë sociale, roli i punës sociale është i tillë, që me patjetër duhet punëtori social të ketë pozicionin kyç, në situatë të tillë të dhunimeve dhe keqtrajtimeve seksuale, apo trafikimit”, ka theksuar Zymberi.

Njëjtë thotë dhe Vebi Mujku, drejtor i qendrës për punë sociale në Prishtinë, i cili shton se përkundër kapaciteteve të limituara që kanë, punëtorët social janë duke dhënë maksimumin.

Vebi Mujku, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale, Prishtinë

“Kjo ka qenë vetëm sa për të rikujtuar ata se çka duhet të bëjnë, sepse kjo ka qenë funksionale, dhe vazhdon të jetë funksionale, sepse në secilin rast ku kemi të bëjmë me viktima të dhunës qoftë ato seksuale, dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës së trafikimit, në secilin rast kur paraqitet prokurori, ne jemi të ftuar nga policia e prokuroria”, ka potencuar Mujku.

Caktimi i koordinatorëve për veprat penale kundër integritetit seksual, erdhi pas rastit të dhunimit 11 vjçares në Prishtinë. E mitura ishte dhunuar dy herë brenda dy muajsh dhe për këtë rast në paraburgim tashmë janë 12 persona.

Sipas, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimet dhe koordinatorët e emëruar, kanë për qëllim që të ngritet çështja e llogaridhënies, mbikëqyrjes dhe efikasitetit në zgjidhjen e këtyre rasteve.

Ky institucion ka bërë të ditur se si shkak i rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje, janë shtur dhe dy prokurorë për dhunën ne familje, në Pejë e Prizren. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori