LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Enver Krasniqi vdiq duke luajtur futboll

Prokurori Enver Krasniqi vdiq duke luajtur futboll

Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e sotme derisa po luante futboll, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Mësohet se prokurori Krasniqi kishte qenë duke luajtur me miqtë e tij nga Prokuroria dhe disa policë, derisa kjo nuk ishte hera e parë që shkonte në këtë vend pasi aty luante futboll tash e pesë vjet.


Burime të Klan Kosova thonë se ai e kishte caktuar vetë terminin e lojës së sotme të futbollit dhe kishte insistuar disa herë që ta formonte ekipin.

Krasniqi megjithatë lojën nuk e çoi deri në fund, pasi pati probleme shëndetësore qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes ku edhe kishte rënë për tokë e ku i kishin shkuar për ndihmë miqtë e tij dhe më pas kishin ardhur edhe ekipet mjekësore.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, derisa në vend të ngjarjes ka shkuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi  në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori