LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Speciales mirëpret vendimin për Gucatin e Haradinajn: Apeli përforcoi sundimin e ligjit në Kosovë

Prokuroria e Speciales mirëpret vendimin për Gucatin e Haradinajn: Apeli përforcoi sundimin e ligjit në Kosovë

Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Alex Whiting mirëpriti aktgjykimin e sotëm në apelin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt dhe bëri të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.

“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë”, tha Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ulet dënimi për tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Lexo po ashtu Ulet dënimi për tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

“ZPS-ja i merr këto krime jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo dhe të gjithë ata që përfshihen në këtë akt në çdo rast”.


“Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë  dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet”, vazhdoi Whiting.

“Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi”, ka deklaruar tutje Whiting. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori