Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj Bujupi në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dorëzoi në Kuvend Projektrezolutën për shtesat e fëmijëve.

Sipas një njoftimi për media, GP AAK janë të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.


“Një nismë drejt dinamizimit të politikave familjare. Të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët, jo veç pse është premtim i Kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

36295910 10216203936113756 8565137774410203136 n e1530106330373

36234507 10216203937113781 8181258931843104768 n e1530106315207

36308851 10216203936353762 2695022640287973376 n e1530106345256