Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorit synohet të mbrohen të drejtat e konsumatorit, duke ofruar nivel të dëshirueshëm të produkteve dhe siguri të tyre.
Kështu u tha në debatin publik që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur për këtë projektligj.
Anëtari i këtij Komisioni, Driton Hyseni u shpreh se përmes këtij diskutimi publik u ofrohet mundësi që të gjitha palët të japin komentet e tyre që do të futen pastaj si amendamentet.
“Ligji i ri që do të miratohet i adreson në mënyrën adekuate me qëllim që interesi i konsumatorit të jetë në nivel të dëshirueshëm të jetë aty ku e ka vendin, sepse ne mendojmë që e kemi për obligim edhe si deputet, por edhe ju zyrtar dhe organizata që të japim kontributin maksimal që konsumatori t’i mbrohet e drejta e tij dhe do të bëjmë maksimumin që konsumatorët të jenë të kënaqur me atë që ligji i cili do të miratohet në Kuvendin e Kosovës do të prodhoj terren. Pra, një nivel të dëshirueshëm të produkteve, një siguri të produkteve që u prodhohen në vend, por edhe një nivel të shërbimeve konform kontratave që ata nënshkruajnë qoftë me autoritetet publike apo ndërmarrjet private”, theksoi ai.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ngrit si çështje tregtimet online që po bëhen dhe përfshirjen e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në hartimin e plotësim-ndryshimit të këtij projektligji me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale.
Po ashtu, ajo u interesua të di edhe për përfshirjen e Këshillit të Pavarur të Medieve në hartim të këtij projektligji.
“Dy elemente të cilat reflektojnë në propozimin e projektligjit për plotësim ndryshim kanë të bëjnë edhe me tregtimin përmes internetit dhe me prezantimin e produkteve përmes medieve qofshin ato medieve TV dhe radio apo online. Pyetja ime ka të bëjë me konsultimet apo bashkërendimet me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, tregtimi online nënkupton shkëmbimin e të dhënave personale përfshirë informatat e bankës dhe informatat e numrit personal a ka pas përfshirje Agjencioni për Informim dhe Privatësi a keni konsultuar në draftimin e këtij projektligjit”, theksoi ajo.
Njazi Shala nga Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit u shpreh se në grup punues kanë qenë, por substanca e këtij plotësim ndryshimi nuk ndërlidhet me këtë çështje.
“Në grup punues kanë qenë sepse nuk është substanca që ka të bëjë këto direktiva që janë bë plotësim ndryshimin nuk ka të bëjë me punën e këtyre komisione”, u shpreh ai.
Shala tha se plotësim ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit ka katër qëllime përmes të cilave synohet harmonizimi me ligjet e BE-së e rekomandimet që vijnë për mbrojtje të konsumatorit.
“Përmban 4 qëllime kryesore harmonizimin me ligjet e BE, transpozimi i direktivës 2019/21, 61, rekomandimet e ekspertëve të BE në realicion me ligjin bazë për mbrojtjen e konsumatorit 2018, rekomandimet që vijnë nga politikat qeveritare… Përmirësimin e disa aspekteve teknike sikurse emërtime, apo referime apo rregulla ligjore si janë të prezantuar me ligj bazë…. Transpozimi i direktivës 2019/21, 61, për zbatimin dhe modernizimin më të mirë të rregullave të Bashkimit për mbrojtjen e konsumatorit. Direktiva ndryshon katër direktiva që janë në ligjin bazë fati i mirë që këto direktiva i kemi pas vetëm të transofozume në ligjin bazë të vitit 2018. Direktiva 2005/29 praktikat e padrejta tregtare nenet 5 deri 12 në ligjin bazë, treguesit e çmimet direktva 98/6 nenet 26,27,36 të ligjit bazë“, u shpreh ai.
Venera Agani nga Banka Qendrore e Kosovës shprehu shqetësimin se nuk janë përfshirë si institucion në hartimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Ajo tha e kanë dhënë vetëm një koment lidhur me pjesën e produkteve kreditore.
“Nuk kemi qenë të involvuar si BQK jo zyrtarisht jemi informuar se projektligji është duke u hartuar për ndryshim, pastaj përmes Këshillit për Mbrojtje të Konsumatorit meqenëse jam anëtare e Këshillit e kemi ngritur si çështje dhe na është dërguar projektligji, ne si BQK i kemi pas vetëm dy komente ndoshta ndryshime në ligjin bazë që ka të bëjë me BQK-në që ka të bëjë me pjesën e produkteve kreditore, por për pjesën tjetër nuk kemi pas komente meqenëse nuk kemi qenë të përfshirë, ndoshta është mirë me pas parasysh se në projektligjin bazë kemi qenë të përfshirë nga fillimi”, u shpreh ajo.
E nga departamenti për Mbrojtje të Konsumatorit u dha arsyetimi se për shkak se plotësim ndryshimi nuk ka të bëjë me direktivat që kanë të bëjnë me BQK.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të mbikëqyrjes së tregut në Autoritetin e Konkurrencës, Shemsi Elezi u shpreh se ky plotësim ndryshim i ligjit për mbrojtjen e konsumatorit i ka përfshirë disa fusha të reja për aspektet digjitale.
“Në projektligjin e ri kanë hyrë disa fusha të reja të cilat gjatë kësaj kohe prej pandemisë dhe prej vitit 2020 e këndej kemi pas ankesa vitin e kaluar i kemi trajtuar diku 237 ankesa që na kanë ardhur dhe nuk kanë qenë kërkesa që duhet me i trajtua Autoriteti i Konkurrencës, por që në një mënyrë na kanë krijuar një bazë që ne me u marr me disa analiza të tregjeve të caktuara ku i kemi bërë disa analiza të shportës së konsumatorit, peletit, analiza të sektorit të naftës dhe këto ankesa që kanë ardhur prej konsumatorëve në mënyrë indirekte ka ndikuar që Autoriteti i Konkurrencës me u marr me to. E mira është që në këtë projektligj janë futur edhe ankesat përveç shportës të konsumatorit kanë qenë tek kjo pjesa digjitale tek shifrat digjitale mirëpo edhe tek operatorët që merren me telekomunikimet”, u shpreh Elezi.
Plotësim ndryshimi i Ligjit për mbrojtje të konsumatorit vitin e kaluar është miratuar në Qeverinë e Kosovës, ndërsa në fillim të këtij muaji ka kaluar në parim në Kuvendin e Kosovës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova