LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për tekstet shkollore në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, dështon votimi

Projektligji për tekstet shkollore në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, dështon votimi

Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Për të kanë votuar vetem deputetët e VV-së, katër sa ishin prezentë.

Kryetarja e Komisionit ka bërë me dije se e i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.


Alban Bajrami, deputet i VV-së ka ftuar deputetët për votim por LDK-ja e PDK nuk kanë marrë pjesë fare.

“Ju kisha lut me votu këtë ligj, janë në gjuhën shqipe tekstet shkollore, më e rëndësishmja që është janë në gjuhën shqipe, ju kisha lut me votu këtë projektligj, është i rëndësishëm”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, më 12 prill, Opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend.

Përfaqësuesit e opozitës e kanë quajtur të kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore, për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori