LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Këshillin Prokurorial, Komisioni i Venecias publikon opinionin për këtë çështje

Projektligji për Këshillin Prokurorial, Komisioni i Venecias publikon opinionin për këtë çështje

Komisioni i Venecias në seancën plenare të 130-të, të mbajtur më 18 dhe 19 mars miratoi një opinion për projekt-amendamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial, ndërkaq ka dhënë edhe disa konkluzione.

Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7 e po ashtu ka dhënë rekomandim pozitiv për ndërprerjen e mandatit, për disa anëtarë të KPK.


Haxhiu: Do të ndiqen me përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias
Lexo po ashtu Haxhiu: Do të ndiqen me përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias

“Përbërja e re e KPK-së nuk cenon standardet ndërkombëtare….. Është pozitive që procesi i para përzgjedhjes për anëtarët e prokurorisë bazohet vetëm në kritere formale. Procesi i para-përzgjedhjes për anëtarët porotë është thjeshtuar, gjë që është gjithashtu një përmirësim”, thuhet në njoftim.

KPK: MD-ja ka proceduar në Qeveri Projektligjin për KPK-në pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias
Lexo po ashtu KPK: MD-ja ka proceduar në Qeveri Projektligjin për KPK-në pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias

Më tej thuhet se më e rëndësishmja është drafti i rishikuar trajton shqetësimin kryesor të Opinionit të dhjetorit të Komisionit të Venecias në lidhje me dispozitat kalimtare, të cilat fillimisht parashikonin zëvendësimin e të gjithë anëtarëve.

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Opinioni i Komisionit të Venecias siguron pavarësinë e sistemit të drejtësisë
Lexo po ashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës: Opinioni i Komisionit të Venecias siguron pavarësinë e sistemit të drejtësisë

Për më shumë lidhur me opinionin dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias mund t’i lexoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori