Projekti i rehabilitimit të Linjës 10, Han i Elezit – Leshak, që për qëllim ka përmirësimin e gjendjes fizike dhe teknike të kësaj linje hekurudhore, për të rritur kapacitetin transportues, shpejtësinë dhe sigurinë e saj, përkundër se ishte paraparë të përfundonte në vitin 2019, edhe në mbyllje të vitit 2024, përfundimi i këtij projekti për të cilin u paguan 92.3 milionë euro, mbeti larg.
Ky ishte konkluzion që u dha nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e cila e ka kryer auditimin e performancës lidhur me efikasitetin në realizimin e projektit.
Sipas ZKA-së, objektivë e këtij auditimi ishte vlerësimi nëse Ndërmarrja Publike Qendrore “Infrakos” së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Ministrinë e Ekonomisë ishin efikase në menaxhimin e projektit për Rehabilitimin e Hekurudhave të Linjës 10.
ZKA thotë se auditimi po ashtu ka vlerësuar procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera marrë parasysh se projekti nuk është funksional dhe përfshinë tërë periudhën që nga kërkesa për financim e bërë në vitin 2012, negocimi i marrëveshjes së financimit në vitin 2015 e deri ku ka arritur procesi i zbatimit të projektit në muajin tetor 2024.
Për projektin që u financua me huamarrje dhe grante, u paguan 92.3 milionë euro.
“Ky projekt është financuar nga huamarrje dhe grante, ku gjatë viteve 2015-2024 për projektin në fjalë janë paguar 92,3 milion euro apo 37% nga 250 milion euro, vlerë kjo e caktuar me marrëveshjen e përditësuar dhe nënshkruar në dhjetor 2023“, thuhet në raport.
Sipas konkluzionit të përgjithshëm të raporti të ZKA-së, mungesa e komunikimit, mungesa e ekspertëve adekuat, pamjaftueshmëria në angazhim dhe vendimmarrje nga palët përgjegjëse kanë ndikuar që realizimi i projektit të jetë larg nga të qenit efikas.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015, ky projekt është dashur të finalizohet i tëri në vitin 2019 por që as në fund të vitit 2024 projekti nuk u krye.
Përkundër se pati progres të shpenzimeve, ZKA thotë se ende nuk u dizajnua projekti për realizimin për fazën e tretë të punimeve.
“Edhe pse shihet një progres i shpenzimeve gjatë viteve 2022 dhe 2023, prapë edhe pesë vite pas kohës së caktuar për finalizim të projektit, realizimi i punëve është 60% për fazën I, 32% për fazën II, ndërsa për fazën III nuk ka ende as projekt të dizajnuar. Kosto shtesë dhe provizionale të shkaktuara janë 30 milion euro, prej të cilave rreth 28 milion euro janë prej ndryshimeve nga kontratat bazë dhe pjesa tjetër janë kosto tjera të ndërlidhura me projekt”, thuhet në raport.
Projekti që u auditua, përfshin renovimin e hekurudhës, përmirësimin e sinjalizimit dhe modernizimin e stacioneve.
“Ky projekt përfshin rinovimin e shtratit hekurudhor, përmirësimin e sinjalizimit dhe sistemeve të komunikimit, si dhe ndërtimin dhe modernizimin e stacioneve dhe strukturave të tjera të nevojshme”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore konsiderohet si një hap thelbësor për arritjen edhe të objektivave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.
Nëpërmjet letrave të konfirmimit, të Ministrisë së MMPHI, Ministria e Ekonomisë, dhe Infrakosi për ZKA-n, e kanë konfirmuar se e ka pranuar raportin e auditimit të performancës dhe janë pajtuar me gjetjet pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit “Efikasiteti në realizimin e projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Han i Elezit-Leshak”. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik – kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe