LAJMI I FUNDIT:

Projeksione negative për popullsinë deri në vitin 2070 në Maqedoni, sfida më e madhe është imigrimi

Projeksione negative për popullsinë deri në vitin 2070 në Maqedoni, sfida më e madhe është imigrimi

Të shtatë projeksionet për popullsinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2070 nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) tregojnë për ulje të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend.

Vëzhguar sipas varianteve të projeksionit, popullsia e vendit, nga 1.832.000 fillestare në vitin 2022, në fund të periudhës së projeksionit do të shkonte nga 501.200 (variant konstant) në 1.485.700 (variant pa imigrime).


Nëse nuk ndryshon asgjë dhe mbeten parametrat nga viti 2022, popullsia totale do të ulet në 1.3 milionë banorë deri në vitin 2070.

Projeksionet bazohen në supozimin se nuk do të ketë luftëra në vend dhe rajon, do të ketë një situatë normale dhe të qëndrueshme politike të brendshme, në gjysmën e parë të viteve 2030 do të përfundojë procesi i asocimit në BE, do të të jetë zhvillim ekonomik./Telegrafi/