LAJMI I FUNDIT:

“Profesionalizmi” i ushtrisë së Putinit, shtien me armë gjatë një eventi dhe tmerrojnë turmën – lëndohen fëmijët rusë që ishin prezentë

“Profesionalizmi” i ushtrisë së Putinit, shtien me armë gjatë një eventi dhe tmerrojnë turmën – lëndohen fëmijët rusë që ishin prezentë

Ky është momenti kur forcat e Vladimir Putinit fillojnë të shtien me armë në prezencë të turmës që ishte kryesisht me fëmijë, që filluan të bërtasin dhe qajnë nga frika – madje një djalë 4-vjeçar u dërgua në spital si pasojë e lëndimit në kokë.

Në videon amatore, shfaqet grupi i pjesëtarë të grupit të ushtarëve rusë nga Garda Kombëtare, të cilët gjatë një performancë shtien me armë para spektatorëve – duke shkrepur plumba për stërvitje (jovdekjeprurës), transmeton Telegrafi.

Por fëmijët që ishin në turmë shihen duke mbuluar fytyrën dhe veshët nga shpërthimet e fuqishme që shkaktohen nga “elita” e armëve të RosGvardia, në ngjarjen që u organizua në qytetin Elektrostal, 45 kilometra në lindje të Moskës.


Ushtarët ukrainas çlirojnë Robotyne, banorët i presin me përqafime e lot gëzimi
Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas çlirojnë Robotyne, banorët i presin me përqafime e lot gëzimi

“Qfarë (po ndodhë) me ty? A të goditi diçka”, dëgjohet duke bërtitur një grua, e cila vazhdoi “eja këtu… a të goditi diçka? Qetësohu”.

Disa sekonda më vonë kupton se djali i saj ishte lënduar. Ai kishte pësuar lëndime pasi baroti që vetëm bën zhurmë kishte kërcyer nga arma dhe kishte prekur fytyrën e tij.

Ai së bashku me një grua 54-vjeçe u dërguan në spitalin më të afërt për trajtim, nga ku u bë e ditur se kishin pësuar lëndime në fytyrë.

Gruaja kishte thyer dy dhëmbët, lënduar qafën dhe mjekët kishin propozuar një ndërhyrje kirurgjike për të shmangur më të keqen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori