LAJMI I FUNDIT:

Me profesion bankiere, kush është 32-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga burri në Florida

Me profesion bankiere, kush është 32-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga burri në Florida

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Suela Saliaj, bankierja shqiptarja që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autori është 34-vjeçari Renato Muhaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishin dhe një vajzë së bashku, raporton Euronews Albania.


Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe u largua.

Ai mundi të arrestohej më vonë nga policia amerikane, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë.

Prindërit e 34-vjeçarit u transportuan në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.

Shqiptari në SHBA vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare
Lexo po ashtu Shqiptari në SHBA vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai.

Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit. Pas dërgimit të prindërve të autorit dhe konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit të cilin e kanë lokolizuar përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori