LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i super-veturës shqiptare Illyrian TSX: Ne shqiptarët kemi nder dhe punojmë shumë

Prodhuesi i super-veturës shqiptare Illyrian TSX: Ne shqiptarët kemi nder dhe punojmë shumë

Projektuesi i hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX, Qëndrim Thaçi tha se e kishte amanet nga gjyshi i tij që ta çonte këtë projekt deri në fund.

Si adhurues i madh i makinave që i vogël, Thaçi arriti që me përkushtim të madh ta realizonte këtë veturë, që tanimë e ka lansuar në Torino të Italisë, transmeton Telegrafi.

“Gjyshi më la amanet, që ta çojë këtë punë deri në fund”, pati thënë gjatë një interviste për mediet vendore.


Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin
Lexo po ashtu Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Thaçi kishte emigruar në Itali me familjen e tij, por kurrsesi nuk harroi edhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai këtë sukses ia dedikon të gjithë shqiptarëve duke qenë se logoja e kësaj makine gërsheton shqiponjën me dy koka.

Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin
Lexo po ashtu Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

“Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët kanë nder shumë të madh. Ne punojmë shumë me nder. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi që ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”.

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Lexo po ashtu Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Hiper-makina e parë shqiptare Illyrian TSX e projektuar nga shqiptari nga komuna e Drenasit pritet të jetë në mesin e pesë makinave më të shpejta në botë.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë

Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Auto
VW njofton ndalimin e prodhimit të një modeli

VW njofton ndalimin e prodhimit të një modeli

Auto
Rimac Nevera “super e shpejtë” pothuajse “u nxor nga rruga” nga një shofer i një veture tjetër në një autostradë të Gjermanisë

Rimac Nevera “super e shpejtë” pothuajse “u nxor nga rruga” nga një shofer i një veture tjetër në një autostradë të Gjermanisë

Auto
Lykan HyperSport që i shpëtoi shkatërimit në filmin

Lykan HyperSport që i shpëtoi shkatërimit në filmin "Furious 7" do të dalë në ankand

Një Volkswagen Golf

Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani

Auto
BMW heq një nga modelet më pak të njohura në vitin 2020

BMW heq një nga modelet më pak të njohura në vitin 2020

Kalo në kategori