LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi danez i orëve, Skagen vjen me orën e re në Android Wear (Video)

Prodhuesi danez i orëve, Skagen vjen me orën e re në Android Wear (Video)

Prodhuesi i famshëm danez i orëve Skagen ka njoftuar sot se modeli i saj i ri i orës së mençur është tani në dispozicion në Android Wear në formën e Skagen Falster.

Ora e re e Skagen tani është në dispozicion për tu blerë me çmim prej 275 dollarëve dhe u zbulua për herë të parë gjatë shfaqjes së teknologjisë CES 2018 të këtij viti. Falster është e pajisur me ekranin OLED 42 mm dhe e njëjta është mundësuar nga një processor i Qualcomm Snapdragon Wear 2100.


Të gjitha komponentët e orës së re të Skagen janë të mbyllura në një kornizë dhe trup që është certifikuar për standardin IP67 për mbrojtje nga pluhuri dhe uji, duke ju lejuar ta futni atë në një thellësi prej 1m deri në 30 minuta.

Në tregun tonë orët e Skagen përfaqësohen nga IAS Group, e cila e mban përfaqësinë ekskluzive për të gjitha modelet e kësaj marke të famshme.