A prodhojnë veturat elektrike më pak emetime karboni sesa ato me naftë dhe benzinë?
Në një periudhë ku cilësia e ajrit është brengosëse, del në pah një pyetje e rëndësishme: A prodhojnë veturat elektrike më pak emetime karboni se ato me benzinë dhe naftë?
Një seri e debateve dhe pretendimeve ka shpërthyer në skenën politike dhe në media, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat dhe avantazhet e veturave elektrike.
Në SHBA, senatori i Floridës, Rick Scott, tha se kishte “prova” të shumta që tregojnë se veturat elektrike nuk janë aq të pastërta sa njerëzit besojnë.
Ndërkohë, sipas një artikulli të Daily Mail, shumë vetura elektrike nuk do të arrijnë kurrë objektivin e tyre të kilometrazhit.
Kjo për faktin se, pronarët po lansojnë gjithnjë e më shumë modele të reja, gjë që do të lë shumë vetura të padëshiruara të mbyllura në garazh.
Përveç figurave të shquara politike, edhe aktori Rowan Atkinson tha se ndihej “i mashtruar” nga pretendimet për emetimin e karbonit në veturat elektrike, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, pjesa më e madhe e veturave me lëndë djegëse, nxjerrin vazhdimisht dioksid karboni në atmosferë.
Sipas Transport & Environment (T&E), një veturë me benzinë prodhon 27 ton dioksid karboni nëse drejtohet për 100 mijë kilometra dhe 49 ton për 200 mijë.
Por, analiza nga Laboratori Kombëtar Argonne në Illionois, sugjeron se prodhimi i veturave elektrike prodhon rreth 60 për qind më shumë emetime karboni sesa veturat me karburante.
Në të vërtetë, veturat elektrike kërkojnë shumë energji për t’u prodhuar. Prodhimi i baterive kërkon sasi të madhe energjie elektrike për të ngrohur furrat për pjekjen e materialeve. Ndërsa energjia elektrike mund të prodhohet me zero emetime karboni, shumica e vendeve ende djegin lëndë djegëse.
Në anën tjetër, prodhuesit dhe mbështetësit e elektrizimit të veturave po përdorin argumente shkencore për të mbrojtur mendimet e tyre, duke thënë se veturat elektrike funksionojnë me zero emetim karboni.
Ndërsa kritikat adresohen nga të dyja anët, shkencëtarët po theksojnë se çdo vlerësim i emetimeve të karbonit duhet të përfshijë të gjithë ciklin e jetës së makinës, ku hyjnë prodhimi i saj, përdorimi, dhe largimi.
Por, siç bëhet e ditur, në çdo krahasim një veturë elektrike do të jetë më e pastër se një me benzinë ose naftë.
Djegia e lëndëve për prodhimin dhe drejtimin e veturave elektrike do të shkaktojë emetime, por në një nivel më të ulët se motorët me lëndë djegëse.
E vetmja mënyrë praktike për të zhvendosur veturat drejt emetimit zero të karbonit, thuhet të jetë vendosja e baterive në vetura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Tesla e paditi Teslën
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak