LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i opiumit në Afganistan është rritur për 43 për qind

Prodhimi i opiumit në Afganistan është rritur për 43 për qind

Prodhimi i opiumit në Afganistan vitin e kaluar është rritur madje për 43 për qind, kumtoi sot Zyra e KB-së për luftë kundër drogës dhe krimit.

Njëherësh, sipërfaqja në të cilën kultivohet afioni, prej të cilit fitohet opiumi, është rritur për 10 për qind dhe tani është 201.000 hektarë.


Prodhimi i përgjithshëm është rritur dukshëm për atë se janë përmirësuar kushtet për kultivimin e një prurjeje më të madhe në hektarë.

Afganistani është prodhuesi më i madh botëror i opiumit, përbërjes kryesore të heroinës.

Talebanët e tatimojnë prodhimin e afionit në territoret të cilat i kontrollojnë, që për ta paraqet burim i rëndësishëm i të ardhurave, prej të cilave financohen aktivitetet e tyre ushtarake.

Drejtori ekzekutiv i Zyrës së KB-së për luftë kundër drogës dhe krimit, Jurij Fedatov theksoi se të dhënat më të reja për prodhimin e opiumit paraqesin “regres në angazhimet për shkatërrimin e këtij aktiviteti”.