Prodhim i paautorizuar i armëve, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë e Drenas

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Import, eksport, furnizim, prodhim i paautorizuar i armëve”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe Drenas.
Tutje thuhet gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarëve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pistoletë me gas, një optikë për AK-47, 50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy telefona celularë.
“Më 20.11.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale të cekura. Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një AK-47, një pistoletë me gaz, një optikë për AK-47, 50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy telefona celularë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/



















































