LAJMI I FUNDIT:

Procesi i votimit në Zveçan dhe veri të Mitrovicës përmes fotografive

Procesi i votimit në Zveçan dhe veri të Mitrovicës përmes fotografive
Procesi i votimit në Zveçan

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan që nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit.

Numër i vogël i qytetarëve janë parë duke ushtruar të drejtën e tyre për votim lidhur me shkarkimin a po jo të kryetarëve aktual në këto komuna.


Sipas rezultateve nga ana e KQZ-së deri në orën 11:00 në katër komunat në veri kanë votuar vetëm 85 qytetarë.

Ekipi i Telegrafit ka vizituar qendrat e votimit në Zveçan dhe në veri të Mitrovicës.

Procesi i votimit në Zveçan

Nexhmedin Hyseni, drejtor i Departamentit të Koordinimit në Teren ka thënë për Telegrafin se në objektin e komunës së Zveçanit, janë pesë vendvotime të rregullta dhe një vendvotim me kusht.

Ai ka bërë të ditur se të drejtë vote në këtë qendër janë 4024 qytetarë.

Hyseni u shpreh se përgatitjet kanë shkuar në rregull dhe se po presin votuesit e kësaj qendre të votimit.

Sipas KQZ-së deri në orën 11:00 në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar. /Telegrafi/

Më poshtë ua sjellim disa fotografi nga procesi i votimit në Zveçan dhe në veri të Mitrovicës:

Procesi i votimit në Zveçan
Procesi i votimit në Zveçan
Procesi i votimit në Zveçan
Procesi i votimit në Zveçan

Procesi i votimit në Zveçan
Procesi i votimit në Zveçan

Procesi i votimit në Zveçan

Procesi i votimit në veri të Mitrovicës
Procesi i votimit në veri të Mitrovicës
Procesi i votimit në veri të Mitrovicës
Procesi i votimit në veri të Mitrovicës