LAJMI I FUNDIT:

Procesi i dialogut, i dështuar

Procesi i dialogut, i dështuar

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka vlerësuar se procesi i dialogut tashmë është i dështuar.

Ai në një prononcim për zëri.info, ka thënë se pala e Kosovës është inkuadruar në dialog pa ndonjë strategji.


“Procesi i dialogut është i dështuar dhe me konsekuenca shumë negative. Në njërën anë Kosova ka hyrë pa plan d he strategji duke ia lidhur vetes duart për veprim dhe duke iu dhënë shkas vendeve që nuk e kanë pranuar për të mos marrë asnjë vendim në pritje të rezultatit të dialogut dhe marrëveshjeve të lidhura dhe në anën tjetër duke krijuar një krah politik si Lista Srpska”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, taktikat e Serbisë kanë parandaluar realizimin e marrëveshjeve që ka nënshkruar Kosova.

“Në anën tjetër taktikat nga ana e Beogradit kanë parandaluar çdo lëvizje drejt realizimit të marrëveshjeve duke insistuar që në çdo hap të jetë vendimmarrës në Kosovë që praktikisht ka kthyer fuqinë e Beogradit mbi institucionet e Kosovës”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, sot Qeveria e Kosovës shihet si impotente dhe partner jokredibil edhe në Washington edhe në Bruksel.

Abazi tutje, ka thënë se ndërkombëtarët tashmë e ka humbur durimin ndaj qeverisë.

“Bashkësisë ndërkombëtare i ka përfunduar durimi ndaj një qeverisje inerte dhe pa vizion dhe kjo është arsyeja që në një formë Kosova dhe qytetarët e saj po ballafaqohen me një embargo politike të pashpallur”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova është në qorrsokak pikërisht për shkak të sabotimit të partnerëve në koalicion. /Zëri.info/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori