LAJMI I FUNDIT:

​Procesi i Brdo-Brijunit, Osmani: Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri

​Procesi i Brdo-Brijunit, Osmani: Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni, i cili po mbahet në Shkup, ka takuar presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ku ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut.

Në takim, Osmani e ka vlerësuar partneritetin në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Kosovës.

Osmani shtroi nevojën e mbështetjes së mëtejme sllovene dhe potencoi se synim shtetëror e strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës.


Osmani takon homologët nga Bosnja, kërkon ratifikimin e marrëveshjeve që mundësojnë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga dy vendet
Lexo po ashtu Osmani takon homologët nga Bosnja, kërkon ratifikimin e marrëveshjeve që mundësojnë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga dy vendet

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani dhe homologia Pirc Musar diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Sipas presidentes Osmani, bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është në funksion në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal pasi që Sllovenia është shembull për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në këtë drejtim dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut. Ajo, megjithatë shtoi, se rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë është atëherë kur rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

Në takim u rikonfirmua përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës e Sllovenisë. Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, fuqizimin e grave dhe të rinjve, agjendën e gjelbër etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori