LAJMI I FUNDIT:

Procedura hetimore për tre shtetas të Shqipërisë, u kapën me marihuanë në afërsi të Manastirit

Procedura hetimore për tre shtetas të Shqipërisë, u kapën me marihuanë në afërsi të Manastirit

Prokuroria Themelore Publike ka hapur hetime kundër tre shtetasve të Shqipërisë, të dyshuar për kontrabandimin e 38 kilogramëve mariuhanë, ndërsa të tre personave i’u caktua 30 ditë paraburgim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria Themelore Publike në Manastir mori urdhër për hapjen e hetimeve kundër tre shtetasve nga Shqipëria, për dyshimin si bashkëautorë për kryerjen e një vepre penale të prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Ata dyshohen se kontrabandonin ilegalisht marihuanën nga Shqipëria me një peshë të përgjithshme prej rreth 38 kilogramësh, duke e futur në Maqedoni.


Pastaj kanë bërë paketimin në 36 qese plastike dhe dy çanta dhe me veturë në mënyrë ilegale i kishin sjellur deri në kalimin kufitar me Greqinë në afërsi të fshatit Llazhec.

Njëri nga të dyshuarit ka qëndruar në veturë, ndërsa dy të tjerët ja munduar në rrugë këmbësore ta dërgojnë drogën në Greqi për qëllim të shitjes. Të tre personat ishin takuar në afërsi të kishës së fshatit Llazhec”, thuhet nga Prokuroria Themelore Publike.

Duke gjykuar nga fakti se të gjithë bazat ligjore janë plotësuar, prokurori publik propozoi përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, ndërsa një gjykatës tjetër më herët kishte marrë vendimin për paraburgimin prej 30 ditësh për të tre të dyshuarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori