Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, tha se nuk do të japë dorëheqje nëse i kërkohet nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump.
“Jo”, tha pa hezitim ai, në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari në konferencën për shtyp pas takimit të së enjtes.
Rezerva Federale uli normën e interesit me një të katërtën e pikës të enjten, pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan cnn.
Kujtojmë se pavarësia e Rezervës Federale mund të vihet në rrezik pasi 78-vjeçari të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se presidenti duhet të ketë të paktën një fjalë në këtë çështje. E ndjej fort këtë”, kishte pohuar Trump në një konferencë për shtyp në muajin gusht, duke iu referuar vendimeve për normën e interesit të FED-it.
“Kam fituar shumë para. Kam qenë shumë i suksesshëm. Dhe mendoj se kam një instinkt më të mirë se, në shumë raste, njerëzit që do të ishin në Rezervën Federale – apo kryetari”, pohoi ai.
Ndryshe, sistemi i Rezervës Federale (shpesh i shkurtuar si Rezerva Federale ose thjesht Fed) është sistemi qendror bankar i Shteteve të Bashkuara. Ai u krijua më 23 dhjetor 1913 me miratimin e Aktit të Rezervës Federale, pas një serie “paniku” financiar (veçanërisht paniku i vitit 1907), që çuan në dëshirën për kontroll qendror të sistemit monetar për të lehtësuar krizat financiare.
Gjatë viteve, ngjarje të tilla si Depresioni i Madh në vitet 1930 dhe Recesioni i Madh gjatë viteve 2000 kanë çuar në zgjerimin e roleve dhe përgjegjësive të Sistemit të Rezervës Federale.
Kongresi përcaktoi tre objektiva kryesore për politikën monetare në Aktin e Rezervës Federale: maksimizimin e punësimit, stabilizimin e çmimeve dhe moderimin e normave të interesit afatgjata. Dy objektivat e para shpesh referohen si mandati i dyfishtë i Rezervës Federale.
Detyrat e saj janë zgjeruar ndër vite dhe aktualisht përfshijnë edhe mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave, ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar dhe ofrimin e shërbimeve financiare për institucionet depozituese, qeverinë e SHBA-së dhe institucionet zyrtare të huaja. FED gjithashtu kryen kërkime mbi ekonominë dhe ofron publikime të shumta, si “Libri Bezh” dhe baza e të dhënave FRED. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës