LAJMI I FUNDIT:

Problemet në sistemin edukativo – arsimor të Maqedonisë

Problemet në sistemin edukativo – arsimor të Maqedonisë

Plenumi i mësimdhënësve me një listë të gjatë të kërkesave do të mundohet ta përmirësojë gjendjen në sistemin arsimor në vend. Në fillim të vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe nxënësit ballafaqohen me problemet e vjetra, thotë profesori Enver Ajdini, njëri nga themeluesit e Plenumit të mësimdhënësve, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Libra të dëmtuar dhe jocilësor, paga të ulëta për punëtorët në arsim, mbajtja e dy, në vend të një ditari, eksperimente të vazhdueshme me programin mësimor pa konsultime me mësimdhënësit dhe prindët, si dhe klasa me numër të madh të nxënësve ku nuk ka kushte për mbajtje të procesit arsimor, janë pjesë e problemeve me të cilat përballen mësimdhënësit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se cilat janë çështjet që do të shkaktojnë pengesa më të mëdha për mësimdhënësit në vend, ai u përgjigj se atë që na pret nuk e di, por di atë që duam si Plenum. Ajdini u shpreh se është shenjë e mirë ndalja e testimit ekstern, diçka që i ka munduar me vite të tëra të punësuarit në arsim, por vazhdoi duke thënë se ai test nuk ishte problemi i vetëm i arsimit në vend. Ndër problemet më të mundimshme është paga e ulët e mësimdhënësve, gjegjësisht rritja e pagës që premtohet që nga viti 2010, por assesi nuk realizohet.


Problem tjetër është, për shembull, ditari elektronik. Në të gjitha debatet dhe mbledhjet e mësimdhënësve u konstatua qartë se mësimdhënësit duan të punojnë vetëm me një ditë, ose ai i rëndomtë ose ai elektronik dhe për numrin më të madh të tyre më praktike është të punohet me ditarin e rëndomtë.

Tjetër çështje problematike në arsim është edhe programi Cambridge, për të cilin mund të propozojmë ose tërheqje të plotë ose ndryshime rrënjësore në projekt, librat janë me të vërtetë jocilësorë dhe nuk mund të anashkalohen elementet teknike në to. Në kohën kur filloi zbatimi i masës për libra falas, u përmend se ata do të ndërrohen në çdo 2-3 vite për shkak të vjetërsimit, por kjo nuk bëhet, krahas kësaj çdoherë kemi mungesë librash.

Këto janë vetëm disa nga problemet e sistemit arsimor në vend, tha Ajdini, duke theksuar se nuk janë të kënaqur nga puna e SASHK dhe ndoshta në të ardhmen mund të flitet për themelimin e një sindikate tjetër në arsim dhe nëse anëtarësia e Plenumit të mësimdhënësve, që numëron rreth 1600 anëtarë vendos për diçka të tillë, pse jo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori