LAJMI I FUNDIT:

Problemet e zinxhirit furnizues shkaktar për zbritjen e kualitetit të veturave të reja

Problemet e zinxhirit furnizues shkaktar për zbritjen e kualitetit të veturave të reja

Kualiteti i veturave të reja për këtë vit ka rënë për 11 për qind , shkaku i mungesave të pjesëve, pengesave në tregtinë globale dhe zvarritjes së transportit, kjo sipas Studimit Fillestar të Kualitetit nga J.D Power për vitin 2022.

Buick, Dodge dhe Chevrolet janë të parat në listë, ndërsa Volvo, Chrysler dhe Polestar janë në treshen e fundit.

Studimi Fillestar i Kualitetit për vitin 2022 zbuloi se modelet e reja ishin për katër herë më keq se mesatarja e tyre, transmeton Telegrafi.

Ndërprerja e furnizimit dhe mungesa me çipa gjysmëpërques dhe zhvendosjet e personelit ndikuan që problemet e veturave të arrijnë një shifër rekorde në historikun 36 vjeçar të këtij studimi, thanë nga J.D Power.

“E dija se do të kemi sfida këtë vit për shkak të problemit me zinxhirin furnizues dhe gjëra të tjera. Nuk e mendoja se ky do të ishte viti ynë më i keq. Nuk kemi parë asnjëherë ulje prej 11 për qind më parë”, deklaroi për CNBC David Amodeo, drejtor i automobilistikës globale te J.D Power.

“Shifra më e keqe që kemi parë më herët kishte qenë 3 për qind. Është diçka e madhe. Nuk kisha ndonjë vlerësim për sfidat nëpër të cilat të gjithë po kalojnë deri sa ne i pamë të dhënat e marra dhe i analizuam ato”, shtoi tutje Amodeo. /Telegrafi/