Sulmuesi Cole Palmer nuk mori pjesë në stërvitjen e Chelseat para përballjes së së martës ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, mungesa e Palmerit nuk lidhet me ndonjë lëndim të ri, por është pjesë e një rikthimi të menaxhuar me kujdes dhe të integruar gradualisht nga stafi teknik.


Sulmuesi anglez pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Evertonit më 13 dhjetor.

Palmer kishte munguar në 14 ndeshje për shkak të një lëndimi fillestar në gishtin e këmbës, të cilin e rëndoi edhe më shumë pas një aksidenti në shtëpi. Ai u rikthye fillimisht nga banka rezervë më 3 dhjetor në humbjen 3:1 ndaj Leeds United.

Më pas, reprezentuesi i Anglisë u rikthye në formacionin titullar në fundjavë kundër Bournemouthit, duke luajtur 58 minuta në barazimin pa gola 0:0.

Chelsea ndërkohë synon vetëm fitore ndaj Atalantas për të vazhduar garën që të zërë një vend direkt në top tetë, gjë që do ta kualifikonte direkt për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve./Telegrafi

telegrafi sport app