LAJMI I FUNDIT:

Prizreni në karantinë, qytetarët që ndodhen jashtë kësaj komune mund të kthehen sot deri në orën 17:00

Prizreni në karantinë, qytetarët që ndodhen jashtë kësaj komune mund të kthehen sot deri në orën 17:00

Pas paraqitjes së rasteve të reja me COVID-19 në Prizren, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë mori vendim që edhe kjo komunë të shpallet zonë karantinë.

Ndërkaq fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhpajes së infeksionit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se banorët të cilët ndodhen jashtë Prizrenit, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (13 prill), deri në ora 17.00.


“Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00”, ka shkruar Haskuka, në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë vonë me njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për 16 raste të reja me COVID-19 në Prizren dhe me rekomandim të këshillit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Prizrenit të shpallet zonë karantinë.

Po ashtu në vendim fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.

Vendimi për karantinë të fshatit Korishë mbetet në fuqi.

Policia e Kosovës nga mbrëmë është në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe nuk do të lejohen lëvizjet pa autorizime brenda dhe jashtë komunës, sikurse edhe brenda dhe jashtë fshatit Skorobisht dhe Korishë.

Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal do të implementojnë vendimet lidhur me masat dhe nuk do të lejohen lëvizjet në grupe dhe grumbullime.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori