LAJMI I FUNDIT:

Pritjes për hapjen e Beetroot Academy në Kosovë, po i vjen fundi! 

Pritjes për hapjen e Beetroot Academy në Kosovë, po i vjen fundi! 

Pas ndërprerjes së përkohshme për shkak të virusit Covid-19, projekti në fushën e edukimit që po realizohet nga kompania Kutia, po hap dyert për të gjithë ata që duan të zhvillojnë veten në fushën e IT-së.

Me fokus të veçantë në realizimin e programit dhe kurrikulës së trashëguar nga Beetroot Academy në Suedi dhe në Ukrainë, kjo shkollë po hap dyert për të gjithë ata që tashmë janë bindur se profesioni në fushën e IT-së është ai që tashmë po  e pushton botën. Përkundër ndryshimeve drastike që ndodhën përgjatë tre muajve të fundit në tregun e punës, ishte fusha e IT-së ajo që përkundër lëkundjeve dhe krizave globale, arriti të vazhdojë aktivitetet dhe të qëndrojë stabile.

Përgjatë kësaj periudhe izolimi botëror, që rezultoi me mbylljen e mijëra vendeve të punës, kompani të ndryshme të IT-së vetëm sa rritën kërkesat e tyre për punëtorë të rinjë.

Misioni i Beetroot Academy në Kosovë është konkretizuar në fokusin e veçantë te kurrikula dhe programi mësimor. Kjo kurrikulë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbulojë të gjitha fushat e njohurive në fushën e IT-së, është dëshmuar si një ndër kurrikulat më të suksesshme në këtë fushë, me 70% të të diplomuarve të punësuar, në periudhë kohore prej 6 muaj pas diplomimit.

Profesioni i IT-së në Kosovë nuk është i ri, por kërkesa në treg është aq e madhe saqë e vështirëson plotësimin e vendeve të punës me njerëz profesionistë. Duke e ditur këtë nevojë të tregut për zhvilues dhe faktin se kompanitë e ndryshme në Kosovë vetëm sa po i rrisin kërkesat e tyre për punëtorë, Beetroot Academy ofron mundësi të reja që të rinjtë të punësohen dhe të zhvillojnë profesionet e tyre.

Në bashkëpunim me kompaninë Kutia, Beetroot Academy ofron zbritje 50% për të gjithë të regjistruarit deri në datën 30.06.2020.

Kandidatët e suksesshëm pas trajnimit do të kenë mundësi praktike në Kutia dhe në kompani të tjera.

Kurset që ofrohen:

– Front-end Development
– React JS
– NodeJS
– Project Management in IT
– English for IT

Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë në Facebook.

Artikull i sponzorizuar