Për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Merdare, mërgimtarët janë duke pritur deri në gjashtë orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në këtë pikë janë deri në një kilometër e 200 metra në dalje të kësaj pike. Kurse në hyrje deri në 50 metra.

Po ashtu kolona janë shkaktuar deri në 500 metra në dalje të Jarinjes, ndërsa pritjet janë deri në dy orë në dalje, shkruan Telegrafi.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 200 metra në dalje, në hyrje deri në 50 metra. Kurse pritjet deri në 45 minuta.

Ndërsa në Mutivodë kolonat janë deri në 300 metra në dalje. Pritjet deri në një orë.

Në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat tjera kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/