LAJMI I FUNDIT:

Pritet shtrenjtimi i çmimit të bukës në Shqipëri

Pritet shtrenjtimi i çmimit të bukës në Shqipëri

Prodhuesit e bukës lajmëruan rritjen e çmimit, pasi që energjia elektrike për ta ishte e shtrenjtë.

“Furrat e bukës, që përveç bukës masive, e cila duhet subvencionuar dhe me të drejtë ka edhe këtë çmim. Kemi një gamë të gjëra prodhimesh nga më të ndryshmet, pastiçeri, byrek, tregtim të produkteve të bulmetit, që ja ndryshojnë komplet natyrën këtij biznesi dhe nuk na lejojnë ne të aplikojmë këtë çmim të diferencuar”, shprehet Elton Sevrani, divizioni tregtar OSHEE.


Furrat e bukës kanë një çmim energjie gati dy herë më të ulët nga bizneset e tjera, respektivisht 7.6 lekë për kilovat. Por furrat që tregtojnë dhe produkte të tjera, sipas OSHEE nuk mund të përfitojnë çmim të reduktuar, pasi përveçse në kundërshtim me vendimin e entit rregullator, kjo cenon konkurrencën në treg duke dëmtuar bizneset e tjera.

“Nëse një subjekt tregton qumësht, kos e të tjera dhe përballë tij ndodhet një objekt që kryen tregtinë në treg të lirë, por ama nuk prodhon bukë, të dy duhet të paguajnë energjinë sipas nivelit të tensionit që është përcaktuar nga ERE”, thotë Sevrani, shkruan TCH.

Një ditë më parë shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëroi rritjen e çmimit të bukës për shkak të çmimit të energjisë.

Por, OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori