Projekti më i ri i Azet, "Wenn Die Sone Untergeht" apo në shqip "Kur dielli perëndon" është pritur shumë mirë nga publiku.

Bashkëpunimi i tij me kolegun nga labeli, Zuna, u publikua dhjetë ditë më parë.


Dhe, përgjatë kësaj periudhe projekti ka gjeneruar mbi katër milionë klikime.

azet 1

Videoklipi është xhiruar në Panama, aty ku së fundmi qëndroi reperi shqiptar.

Kënga është punuar nga një prej top producentëve, Lucry.

Bashkëpunimet e Azetit me anëtarin e KMN, Zuna, vijnë në kuadër të mixtape, “Super Plus”.

Azet shënoi sukses të konsiderushëm kohë më parë edhe me këngën “Lelele”. /Telegrafi/