Pritet mirë "Për një dashuri" e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut

15:"EGZONA SHIGJEQI
Ditë më parë, këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu, publikuan këngën e re "Për një dashuri".
Ky projekt është një ripërpunim modern i këngës së dikurshme të Ermalit, "Për një dashuri", të cilën e kishte lansuar në vitin 2005.
Kënga u mirëprit nga publiku dhe vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e 2.3 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Për përpunimin e muzikës është përkujdesur producenti Rzon.
Projekti erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.
Ndërkaq, të dy artistët janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































