Një përballje mes Capita T dhe Ardian Bujupi padyshim që pritej nga fansat në rrjete sociale.

Pas një sërë deklarata për njëri-tjetrin, u tha se dyshja do të konfrontohen 'live' në Instagram.


Një gjë e tillë nuk rezultoi të ndodhë, pasi që të dy u sqaruan ndaras në profilet e tyre.

ardianbujupi 128258488 989236894901217 2257823125379194008 n 1 1

Ardiani fillimisht tha se asnjëra fjalë e Capital T nuk është e vërtetë, pasi ky i fundit e cilësoi Bujupit si mosmirënjohës.

Po ashtu këngëtari i njohur në fillim të paraqitjes tha se Capital nuk pranoi ftesën e tij, që të sqaroheshin para ndjekësve.

ardianbujupi 124279276 241070947361040 5366021038721634263 n 2

Në anën tjetër, krijuesi i hitit "Pse po ma lun lojën" deklaroi se i kishte dërguar 'invite', por që nuk i ishte pranuar.

Derisa arsyetimet vazhdonin nga artistët, ata përfunduan duke thënë se ende kanë respekt për njëri tjetrin.

truekapo 121076255 139245287900992 5365513864336839311 n 1

Vlen të përmendet se ishte Trim Ademi ai që nxiti këto reagime, ku në një intervistë tha se Bujupi nuk është mirënjohës për ndihmën që i dha. /Telegrafi/