LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, burri rrah gruan dhe tenton ta largojë nga banesa

Prishtinë, burri rrah gruan dhe tenton ta largojë nga banesa
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e ka fyer dhe ka tentuar ta largoj nga banesa gruan e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:00, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe më herët ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e kishte fyer dhe tentuar që ta largojë nga banesa. I dyshuari dyshohet se kishte ushtruar dhunë edhe më herët ndaj viktimës dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/