LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit ankohen për dëmtimin e gypit të kanalizimit, në KRU “Prishtina” thonë se do të rregullohet shumë shpejt

Prishtinasit ankohen për dëmtimin e gypit të kanalizimit, në KRU “Prishtina” thonë se do të rregullohet shumë shpejt

Disa banorë të Rrugës “Uran Ajeti” në Prishtinë janë ankuar se kanë probleme të vazhdueshme me rrjetin e kanalizimit, i cili lidh edhe në Rrugën “Muharrem Fejza”.

Banorët thanë për Telegrafin se përreth gjashtë muaj ankesat e tyre i kanë adresuar tek KRU “Prishtina” si dhe në komunë, mirëpo siç thonë ata asgjë nuk është bërë në lidhje me këtë shqetësim dhe problem të tyre.


“Kemi problem me kanalizimin që 5-6 muaj. E kemi njoftuar qysh atëherë komunën edhe ujësjellësin edhe s’kanë ofru asnjë zgjidhje. Kanalizimi po arrin deri te rruga B. Po kundërmon edhe s’po durohet era”, ka thënë ata për Telegrafin.

Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësen e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila deklaroi se gypi i këtij kanalizimi është i dëmtuar për shkak të peshave të rënda dhe pozicioni i tij siç tha ajo është shumë i cekët.

Sipas Mjekut, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit në atë rrugë kanë intervenuar disa herë.

“Në rrugën  ‘Uran Ajeti’, gypi i kanalizimit është shumë i dëmtuar për shkak të peshave të rënda dhe pozicioni i tij është shumë i cekët, andaj edhe është dëmtuar më me lehtësi. Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit në atë rrugë kanë intervenuar me dhjetëra e dhjetëra herë, saqë çdo të dytën ditë ekipet janë aty, por intervenimet e tilla janë të përkohshme, mos me thënë ditore, derisa kemi të bëjmë me ndrydhje të gypit”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja Mjeku po ashtu sqaroi se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, në marrëveshje me komunën kanë realizuar ndërrimin e një segmenti të gypit të kanalizimit i cili ka qenë urgjencë për shkak të dëmtimit më të madh.

Por, siç sqaroi tutje ajo Komuna e Prishtinës ka mbetur që të merret komplet me ndërrimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilën tha se ka informacione që do të ndodh shumë shpejt.

“Në marrëveshje me komunën e Prishtinës, ne kemi realizuar ndrrimin e një segmenti të gypit të kanalizimit i cili ka qenë urgjencë për shkak të dëmtimit më të madh. Ka mbetë që aty, komuna e Prishtinës të merret me komplet ndrrimin e rrjetit të kanalizimit dhe sipas informacioneve që kemi ata shumë shpejtë do të merren me këtë problem që po i shqetëson banorët”, ka thënë Mjeku për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori