LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposhtë Drenicën pas vazhdimeve dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina mposhtë Drenicën pas vazhdimeve dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit që ishte në program për ditën e sotme në Kupën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë me rikthim, ku u desh që fituesi të përcaktohej pas vazhdimeve 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gola nuk pati përkundër disa rasteve të mira shënimi.


Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për mysafirët të cilët pas një ore lojë gjetën edhe golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi Kreshnik Uka që shënoi për ta ndëshkuar ish-skuadrën e tij.

Prishtina u hodh e gjitha në sulm në pjesën tjetër të ndeshjes, por pa arritur të mposhtin gardianin Florjan Smakiqi.

Në minutën e 94-të, Bleart Tolaj gjuajti dhe goditja e tij u prit me dorë nga Azem Bejta duke shkaktuar penallti.

Ishte mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi që u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Kësisoj 90 minutat përfunduan me rezultat të barabartë 1-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Vetëm dy minuta pas fillimit të vazhdimeve, Sadam Sulley realizoi për ta kaluar Prishtinën për herë të parë në epërsi në këtë sfidë.

Përkundër insistimit nga kuqezinjtë, pjesa e parë e vazhdimeve përfundoi me epërsinë e vendasve 2-1.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve Drenica u tregua edhe më e rrezikshme, ku goditi shtyllën me Kreshnik Ukën.

Ndërkohë në minutën e 118-të, kuqezinjtë protestuan ashpër për penallti, por që gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk mori parasysh kërkesën e tyre.

Pas gjashtë minutave shtesë të vazhdimeve, gola më nuk pati dhe Prishtina fitoi 2-1.

Kësisoj kryeqytetasit i bashkohen në çerekfinale skuadrave të tjera si Drita, Gjilani, Ballkani, Ulpiana, Onix dhe Ramiz Sadiku.

Nëser zhvillohet edhe ndeshja e fundit në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, ku Ferizaj pret Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Lëndimi i Carvajal më i keq se sa pritej – sa gjatë do të mbetet jashtë fushave dhe sa ndeshje do t’i humbasë

Lëndimi i Carvajal më i keq se sa pritej – sa gjatë do të mbetet jashtë fushave dhe sa ndeshje do t’i humbasë

La Liga
Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori