LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kthehet te fitoret me triumfin ndaj Arbërisë

Prishtina kthehet te fitoret me triumfin ndaj Arbërisë

Pas tri humbjeve radhazi, Prishtina është kthyer te fitorja me një triumf minimal (1-0) përballë Arbërisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra nikoqire e nisi mirë takimin në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë arriti në minutën e 11-të.

Otto John u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë nga Arbër Pira dhe gjyqtari akordoi penallti.


Përgjegjësinë e mori Enis Gavazaj, i cili rezultoi i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e ekipit vendas.

Bardhekaltrit vazhduan përpjekjet për të shënuar edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk i konkretizuan rastet e tyre.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në kuotën e 14 pikëve (dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar), kurse Arbëria mbetet me 11 pikë, ndërsa kjo ishte humbja e katërt radhazi e Arbërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori