LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Green Hill, qetësi dhe rehati për secilën familje

Prishtina Green Hill, qetësi dhe rehati për secilën familje

Ambienti i shëndoshë familjar lidhet ngushtë me mënyrën e jetesës.

Në lagjen Prishtina e Re, prapa QKUK-së, në një ambient të qetë e plot gjelbërim vjen kompleksi elegant Prishtina Green Hill, i cili është ndërtuar me standardet më të larta të ndërtimit, që i plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat e secilës familje që prioritet ka qetësinë e rehatinë dhe hapësira të mjaftueshme si për mikëpritje ashtu dhe privatësi.

Përparësitë e banorëve të Prishtina Green Hill janë: qasje e lehtë në rrugët kryesore që mundësojnë lidhje me të gjitha lagjet fqinje, afërsia me qendrën e kryeqytetit, afërsia me Rrugën A e cila do të jetë një ndër rrugët më të rëndësishme të Prishtinës, si dhe komoditeti që ofrohet nga qetësia dhe ambienti i hapur i lokacionit të kompleksit.

Lajmi i shkëlqyeshëm është se me planin rregullativ të aprovuar nga Komuna e Prishtinës, përballë kompleksit Prishtina Green Hill do të ndërtohet Kopshti për Fëmijë dhe Shkolla Fillore. Kjo ua lehtëson jetën e përditshme secilës familje, duke ju ofruar më të mirën për fëmijët, fare pranë banesës së tyre të re.

Kompleksi shtrihet në kuadër të Planit Rregullues “Prishtina e Re – Zona Perëndim”, në bllokun urban E-17, E-18, E-19.

Në dispozicion janë 11 lloje të banesave, me planimetri të ndryshme për t’ju përshtatur kërkesës së secilës familje, duke filluar nga sipërfaqja më e vogël prej 56.80m2 e deri te ajo 368.84m2. Banesa standarde me 1, 2 dhe 3 dhoma gjumi, Banesa në katin Përdhesë me hapësirë të konsiderueshme të jashtme (oborr), dhe Penthouse në katin më të lartë.

Kompleksit Prishtina Green Hill, krahas cilësisë, i është kushtuar kujdes i veqantë rehatisë dhe estetikës ideale, funksionalitetit të dhomave e koridoreve, vendosjes së dritareve me tre xhama, roletave elektronike nga alumini dyerve të dhomave të standardit shumë të lartë, dyshemesë, ngrohja nën dysheme, muret e dyfishta me fqinjët dhe izolator akustik.

Bukuritë e kompleksit Prishtina Green Hill mund të shijohen lirshëm në çdo stinë, pasi izolimi cilësor që kompleksi ofron, ju siguron ngrohtësinë gjatë dimrit e flladin gjatë verës.

Prishtina Green Hill është e sotmja dhe e adhmja e banimit.

Kompleksi po ndërtohet nga investitorët Nic & Albion, kompani që kanë njohuri të dëshmuara dhe eksperiencë në ndërtim të lartë.

Për më shumë informata të detajizuara, çdo i interesuar mund të kontaktojë zyrën e Prishtina Green Hill në +383 48 87 87 87

Artikull i sponzorizuar