Formacionet zyrtare, Prishtina - Drita: Thaqi dhe Ramadani me më të mirët

Prishtina është nikoqir i Dritës, në kuadër të derbit të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Të dy klubet e mëdha kosovare kanë për synim titullin kampion, prandaj duan t’i arkëtojnë vetëm pikët e plota.
Prishtina me një fitore mund ta zë Dukagjinin në krye të tabelës, derisa Drita shpreson të gjejë triumfin, meqenëse ende nuk e ka shijuar fitoren.
Arsim Thaqi ka vendosur të startojë me Blend Baftiun, Rin Ahmetin, Valmir Veliun dhe Matio Ilievskin.
Në anën tjetër, Zekirija Ramadani ka vendosur që për këtë takim të luajë me emra Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Arb Manaj.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Gjokaj, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Ahmeti, Mamengi.
Drita: Maloku; Bejtullai, Pëllumbi, B.Krasniqi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj, Mustafa; Ajzeraj, Tusha, Manaj.
Kujtojmë, përballja mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga 20:15./Telegrafi/



















































