Prishtina dhe Prishtina e Re kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi më i madh kosovar është nikoqir i rivalëve lokal nga Hajvalia në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 13:00.


Ekipi i Afrim Tovërlanit vjen nga një humbje e madhe nga Malisheva, por edhe nga një formë e luhatshme, kështu që synon vetëm tri pikët për t’iu ofruar edhe më shumë Dritës në pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët e Qëndrim Kidës vjen nga një barazim dhe një humbje, por gjithashtu synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim pasi çdo pikë ëshrë e vlefshme në luftën për mbijetesë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Gjokaj, Mokono, Vitija, Mamengi, Bytyqi; Zeqiri, Bllaca; Muja, Baftiu, Krasniqi; Ilievski;

Prishtina e Re: Morales; Zekolli, Rudaj, Prençi, Trajkovski; Doukoure, Gomes, Mekic; Kadriu, Berisha, Dobratiqi;

/Telegrafi/

telegrafi sport app