KRU “HIDRODRINI” ka njoftuar qytetarët se për shkak të dëmtimit të gypit kryesor dhe rrjedhës së madhe të ujit në rrugën “Bill Klinton”, disa rajone të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Prej ndërprerjes së furnizimit janë prekur konsumatorët e B.T. “Rokaqielli” – rrugët “Bill Klinton”, “Adem Jashari” dhe zonat përreth, B.T. “Haxhi Zeka 1” – rrugët “Adem Bajri”, “Heronjtë e Dukagjinit” dhe të tjera, B.T. “Haxhi Zeka 2” – rrugët “Besnik Lajqi”, “Bekim Berisha” dhe zonat përreth, si dhe B.T. “Dardania 2” – rrugët “Beteja e Loxhës”, “Ardian Krasniqi” dhe zonat përreth.


Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” janë në vendin e ngjarjes duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet në orën 14:00.

Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” i bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe kujdes deri në zgjidhjen e situatës. /Telegrafi/