Prishet teleferiku, qindra turistë mbetën te ‘varur’ në acar në Lanzhou të Kinës

Mbi 100 turistë mbetën të varur në temperatura të ulëta për orë të tëra pasi një teleferik u prish.
Skiatorët, kryesisht turistë, mbetën të bllokuar në teleferikun e dëmtuar për gati tre orë. Një person tha se ishte "i ngrirë".
Teleferiku u prish në resortin ndërkombëtar të skive Longshan në Lanzhou, Kinë, rreth orës 16:00 të shtunën.
Një zëdhënës i resortit tha se problemi u shkaktua fillimisht nga një ndërprerje e energjisë elektrike, transmeton Telegrafi.
Energjia elektrike u rikthye pas rreth 20 minutash, por kutia e shpejtësisë së teleferikut u bllokua, duke bllokuar 104 skiatorë në ajër.
Pamjet filmike treguan turistët e bllokuar në ajër ndërsa një punëtor u tha atyre përmes altoparlantit: "Ju lutem mos i hapni kangjellat mbrojtëse dhe qëndroni të qetë".
Deri në orën 18:47, turistët e bllokuar ishin shpëtuar dhe operacionet normale rifilluan. Ata konfirmuan se askush nuk ishte lënduar rëndë. /Telegrafi/




















































