Kjo është pyetje që shumë vajza ia kanë bërë vetes para se t’ia kenë prezantuar të dashurin familjes: “Çfarë nëse prindërit e urrejnë të dashurin tim?”
Çdo vajzë dëshiron që familja dhe i dashuri apo burri të kenë një lidhje të mirë mes vete, dhe shumicën e kohës kjo ndodh pa problem.
Por ndonjëherë, njëri apo të dy prindërit mund të mos jenë të kënaqshëm me zgjedhjen e vajzës, dhe gjërat mund të bëhen më problematike
“Nëse nuk ju trajton mirë, apo partneri nuk sillet mirë me anëtarët tuaj të familjes, atëherë padyshim se familja e ka me të drejt t’ju mbrojë dhe t’i ndajë brengat me ju”, thotë lindsay Chrisler, eksperte e lidhjeve, transmeton Telegrafi.
“Por nëse partneri sillet mirë me ju, dhe e dashuroni atë, atëherë familja vërtet duhet ta pranojë atë”, ka shtuar ajo.
Para se të konfrontoheni me familjen, Chrisler sugjeron të mendoni mirë se përse anëtarët e familjes mund të mos jenë fansa të partnerit tuaj.
Pra, përpiquni të kuptoni se përse familja nuk ndihet si ju dëshironi që ata të ndihen për partnerin tuaj, dhe kjo nuk do të thotë se patjetër duhet ta pranoni arsyetimin e tyre, por thjesht të jeni të vetëdijshëm për arsyen e familjes.
Gjëja tjetër që duhet të bëni është t’i vendosni prindërit mënjanë dhe të bisedoni për këtë temë. Tregojuni prindërve sa të lumtur ju bën ai person dhe sa është e rëndësishme që familja ta pranojë atë person.
Flisni për anët e mira të lidhjes dhe, nëse prindërit ju duan juve, patjetër se do t’i lënë mënjanë problemet që i kanë me partnerin tuaj.
Kur prindërit janë në dhomën e njëjtë me partnerin tuaj, bëjeni më të mirën që bisedën ta udhëhiqni në një drejtim pozitiv. Flisni për diçka që prindërit dhe partneri juaj kanë të përbashkët – qoftë kjo politika apo profesioni i karrierës.
Por nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, dhe ndiheni se asgjë nuk do ta rregullojë këtë ‘mesele’, atëherë gjëja më e mirë që mund ta bëni është thjesht t’i lini gjërat të rrjedhin vetë.
Ju nuk mund të merrni përgjegjësi për ndjenjat e personave tjerë, por duhet të jeni e lumtur vet.
A do të ishte e mirë që prindërit tuaj dhe partneri të kenë një lidhje të mirë? Absolutisht që po! Por, nëse nuk kanë lidhje të mirë, mbani mend diçka: ju jeni e lidhur me partnerin tuaj, jo familja.
Nëse familjes nuk i pëlqen partneri juaj, nuk keni ç’të bëni përveç se të mos i lini ndjenjat e prindërve të ndikojnë në lidhjen e mirë që e keni me partnerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit