Li Shunji dhe Du Li nga Kina, nuk ndalonin së qari teksa e përqafonin Li Lei, me të cilin ishin ndarë para 27 vitesh.

Imazhet mbresëlënëse i shfaqin familjarët, pas angazhimit të gjatë të prindërve, që më në fund e gjetën të birin duke u shfrytëzuar të dhënat policore të testeve të ADN-së, transmeton Telegrafi.


“Më në fund të gjetëm, jemi duke të kërkuar për 24 vjet”, ka thënë Shunji, pasi u takua me Lei.

Ky i fundit, kur ishte trevjeçar humbi në turmë, derisa po shëtisnin nëpër një shesh të kryeqytetit më 8 gusht 1994.

Prinderit foto 2 Përputhja e të dhënave ADN

“Gruaja erdhi pas meje dhe më tha se ku është fëmija - mbeta i shokuar”, tregon babai momentin, kur kuptoi se nuk e ka të birin me vete.

Derisa prindërit mendonin se është kidnapuar, një çift tjetër menduan se është jetim dhe e strehuan, për ta rritur më pas, por pa e lajmëruar rastin.

Megjithëse iu lindën edhe dy fëmijë, ata kurrë nuk e humbën shpresën se do ta gjejnë, edhe pse nuk kishin shumë pista kërkimi.

Prinderit foto 3 Takimi emocional me të atin

Në anën tjetër, kur Lei mësoi historinë e tij, dha mostrat e gjakut në një organizatë, që ndihmon në bashkimin e fëmijëve që janë humbur, kidnapuar, apo larguar në ndonjë formë tjetër prej familjeve.

Prindërit e tij biologjik e kishin bërë të njëjtën gjë më 2017, teksa gjithçka ishte përputhur në mënyrë të përkryer.

Identiteti i prindërve adoptues të Lei nuk është bërë i ditur, siç nuk ka ndonjë të dhënë, nëse do të kenë telashe me ligjin, për shkak se nuk e kanë raportuar gjetjen e tij. /Telegrafi/