Emri i saj po përmendet kudo, këngëtarja Ava Max është kthyer së fundmi në epiqendrën e mediave, e aq më tepër atyre shqiptare të cilat kanë raportuar për suksesin e saj jashtë vendit.
Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max ka pasur disa muaj të mrekullueshëm që nga lansimi i këngës së saj të fundit “Sweet But Psycho”, këngë e cila është shndërruar në hit, duke qëndruar për disa javë në vendin e parë në top listat e Mbretërisë së Bashkuar.
Për Ava Max kanë shkruar edhe tabloidet botërore, të cilat po raportojnë për suksesin e saj, duke cekur edhe historinë e vështirë të familjes së saj emigrante në ShBA.
Me një pamje tërheqëse dhe fytyrë ambicioze, Ava Max është ajo që shumë kritikë të muzikës tashmë janë duke parashikuar do të jetë një yll i ardhshëm i muzikës ndërkombëtare.
“Sweet but Psycho” ka kryesuar gjithashtu edhe në top listat në Gjermani, Zelandë të Re dhe Suedi.
Nuk është një fillim i keq për askënd, e lëre më për një të sapoardhur.
“Për mua, është ende e pabesueshme”, ka thënë Ava Max për Belfast Telegraph, duke reflektuar në suksesin e saj të muajve të fundit.
“Është emocionuese, sigurisht, por dua të arrij më shumë. Dua të lëshoj më shumë këngë dhe dua të lëshoj një album”, ka thënë shqiptarja.
Në rast se ju nuk keni dëgjuar “Sweet But Psycho”, ose nuk keni parë videon, mendoni klipin “Just Dance” nga Lady Gaga. Max është e gjitha me flokët perokside bjonde dhe një veshje të guximshme në klip.

Stili i saj është pa dyshim pop, një lëvizje e guximshme në një kohë kur nganjëherë ky konsiderohet si zhanri më i dobët i muzikës. Ndërkohë artistet që e frynmëzojnë shqiptaren janë: Beatles, Whitney Houston, Christina Aguilera dhe The Fugees.
Në fillim të vitit 2018, ajo publikoi këngën e saj të parë debutuese “My Way”, pasuar me projektet tjetër “Not Your barbie Girl”, të cilat nuk kanë pasur suksesin që gëzon “Sweet but Psycho”.
Për disa, mund të duket se suksesi i 24-vjeçares ka ndodhur brenda natës me atë këngë të madhe, por Max këmbëngul se nuk ishte thjesht rastësi.
“Ka qenë një përpjekje gjatë gjithë jetës time”, shpjegon ajo. “Kur isha 14 vjeçe, u zhvendosa në Kaliforni me nënën time për muzikë sepse doja të merrja pjesë në disa konkurse muzikore. Aso kohe isha 10, 11, ose 12 vjeçe”.
“Pastaj nëna ime e shiti shtëpinë e saj dhe erdhëm në Los Angeles nga Virxhinia”, vazhdon rrëfimin Ava.
“Ai vit nuk ishte aq mirë, sepse LA nuk ishte pikërisht ajo që ne menduam se do të ishte. Kishte shumë zhgënjim. Pastaj, kur isha 15 vjeçe, u kthyem në bregun lindor. Kam jetuar aty për dy vjet, në Karolinën e Jugut, para se të kthehesha kur isha 17 vjeçe me vëllanë tim. Duke kënduar dhe duke shkruar këngë, pastaj më në fund u takova me njerëzit e duhur pas atyre viteve të vështira”.

Personi i duhur, në rastin e Max, ishte Cirkut, një producent kanadez i cili ka punuar me ikonat e muzikës moderne si: Rihanna, The Weeknd, Katy Perry dhe Jessie J, në mesin e shumë të tjerëve.
Ai e mori atë nën krahun e tij dhe ata filluan të shkruajnë dhe regjistrojnë muzikën së bashku, para se të vinin një këngë në platformën “SoundCloud”.
Lindur si Amanda Ava Koci nga prindër shqiptarë, këngëtarja/kompozitorja e kupton se për çfarë duhet të luftojë në karrierën e saj, duke qenë se ka parë prindërit e saj teksa përballeshin me beteja të shumta pas lëvizjes së tyre në Amerikë nga Shqipëria e shkatërruar nga lufta.
“Në vitet 1990 dhe 1991, ata u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris për një vit, përfunduan në Paris dhe jetuan në një kishë për një vit të tërë, ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur për shkak se ata ishin në Paris. Ata takuan një zonjë në Paris që u dha atyre pasaporta dhe përfunduan në Wisconsin – aty ku unë kam lindur”, ka treguar 24-vjeçarja me prejardhje shqiptare.

“Ata shkuan në Amerikë me asgjë, pa para, nuk dinin as gjuhën, ishte shumë e vështirë për ta, mbaj mend kur i shikoja ata teksa rritesha, duke luftuar dhe duke punuar në tri punë secili”.
“Duke u kthyer në kujtesë për sakrificën e tyre, ndonjëherë unë tani mendoj: Wow, ndihem kaq me fat që bëj atë që dua”.
Max rrëfen se shpesh ndihej sikur donte të hiqte dorë, sidomos kur kaloi kohë në Los Anxhelos gjatë vitit të saj të parë të vështirë, por se “familja e fortë” e saj e shtyu atë që të kishte sukses.
“Familja më thoshin: Me të vërtetë, ke arritur deri këtu dhe tani do të heqësh dorë? “- thotë ajo.
Max “nuk mund të presë që t’ua kthejë borxhin” prindërve të saj, por ajo dëshiron të bëhet një person filantrop në përgjithësi, së bashku me një karrierë fitimprurëse.
“Me të vërtetë, dua të ndihmoj familjen time, miqtë dhe njerëzit e mi në përgjithësi”, thotë ajo. “Unë mezi pres që në një të ardhme të merrem me themelimin e organizatave – kjo është e gjitha në të vërtetë ajo çfarë unë kam dashur të bëj”.

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo thotë se është “100% shqiptare” dhe se “patjetër dëshiron t’i kthehet bashkësisë shqiptare kur të mundet”. “Do të ishte e mahnitshme të bëja një koncert për mbledhjen e fondeve atje. Është e rëndësishme të kthehesh”, ka thënë shqiptarja.
Por, para se t’i arrijë të gjitha këto, qëllimi i Ava Maxit për 12 muajt e ardhshëm është të nxjerrë në shitje albumin e saj debutues, si dhe plot këngë të reja për të arritur famën që ka dëshiruar.
“Mua definitivisht nuk më pëlqejnë qilimat e kuq” pranon ajo. “Unë shkoj në qilimin e kuq të eventeve sepse jam e ftuar, por unë nuk jam një tifoze e madhe e asaj që njihet si ‘shikoni çfarë kam veshur’. Kjo nuk jam unë, unë dua të jetë në studio, duke bërë muzikë”, thotë Ava.
Shqiptarja e re në muzikë nuk i harron edhe fansat e saj, të cilët thotë se janë mbështetja më e madhe për të.

“Unë kam fansat më të ëmbël – ata vijnë tek unë për të më dhënë këshilla” thotë Max. “Ata më thonë se këngët e mia po i dëgjojnë në shkollë, dhe kur ata ngacmohen, ose ndoshta kur ndihen të trishtuar, dëgjojnë këngët e mia”.
Ajo e përfundon rrëfimin duke thënë se nuk do të ndalet që përgjatë një viti të realizojë sa më shumë këngë të jetë e mundur: “Unë gjithashtu dua të vazhdoj të publikoj më shumë këngë pop. Ne kemi nevojë për më shumë këngë pop dhe këngë më të fuqishme”.
“Unë jam e ngazëllyer, dua që njerëzit të dëgjojnë më shumë nga muzika ime”, ak thënë shqiptarja Ava Max. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë