Kailee Sumner ndau një moment të ëmbël me djalin e saj dhe një zog të vogël.

Kailee Sumner shpesh ndan në rrjetet sociale video nga jeta e saj familjare, si dhe nga përditshmëria e tyre në fermë.


Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti vendosën t’i bëjnë një surprizë djalit të tyre dyvjeçar, duke i dhënë në duar një zog të vogël. Ata ishin kuriozë të shihnin se si do të reagonte ai ndaj një krijese kaq të vogël dhe delikate.

Djali e mbajti zogun me shumë kujdes dhe butësi, me një shikim plot magjepsje. Por ajo që preku më së shumti njerëzit ishte momenti kur vogëlushi i dha një puthje zogut para se t’ia dorëzonte babait, i cili e çoi tek familja e tij.

“Nëse je dy vjeç dhe mami e babi të kanë sjellë një mik të ri më të mirë”, shkruhej në videon që është parë më shumë se 600 mijë herë në Instagram. /Telegrafi/