Princi William vepron si “mburojë njerëzore” mes Kate dhe Meghan, sipas ekspertit të gjuhës së trupit

Gjatë një ceremonie për 100-vjetorin e Forcave Ajrore Mbretërore më 2018, një detaj i vogël i vënë re nga ekspertët e gjuhës së trupit ka nxitur spekulime për tensionet midis Kate Middleton dhe Meghan Markle.
Teksa Kate përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u vendos mes saj dhe Meghan, gjest që sipas ekspertes Judi James, duke njohur marrëdhëniet e tensionuara mes dy grave, ngjan si një “mburojë njerëzore”.
Ky veprim erdhi pak muaj pas përplasjes së dyshuar për fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan, e cila ka mbetur një pikë e debatueshme mes tyre, shkruan DailyMail.
Megjithëse fillimisht u raportua se Meghan e bëri Kate të qante, vetë Meghan më vonë tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kërkoi falje dhe i solli lule.
Ekspertja sugjeron se lëvizja e William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, duke siguruar që askujt të mos i kthehej shpinën.
Megjithatë, incidenti i përfolur vazhdon të konsiderohet si një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes. /Telegrafi/































































