LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles infektohet me coronavirus

Princi Charles infektohet me coronavirus

Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar, ka deklaruar Clarence House në Twitter.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Princi Charles e mori rezultatin sot në mëngjes derisa ka shtyrë inaugurimin e një statuje në Winchester.


Të mërkurën, ai dhe gruaja e tij Dukesha e Cornwall-it takuan njerëz në një pritje në Muzeun Britanik.

Kjo është hera e dytë që 73-vjeçari infektohet me coronavirus, pasi raportoi simptoma të buta në muajin mars të vitit 2020.

Princi Charles do të inauguronte një statujë të Licoricia-s të Winchester, një biznesmene hebreje mesjetare që ishte huadhënëse parash dhe prind i vetëm në qytetin Hampshire. /Telegrafi/