LAJMI I FUNDIT:

Prince Caffe dhe M&Sillosi pjesëmarrës në panairin “World of Private Label” në Amsterdam

Prince Caffe dhe M&Sillosi pjesëmarrës në panairin “World of Private Label” në Amsterdam

Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë “World of Private Label”, panair ky që konsiderohet evenimenti kryesorë ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese duke ofruar kështu blerësve potencial furnizimin constant, sipas kërkesave të tregjeve përkatëse dhe me markën tregtare të tregut të blerësit.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantitetit ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është Devolli Corporation me produktet që vinë nga kompanitë Princ Caffe dhe M&Sillosi.

Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të sivjetmë.

Ndërsa, përshtypje të veçantë i ka dhënë këndi kompanisë M&Sillosi, ku vizitorëve përveç që u janë prezantuar markën e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO, po ashtu çdo vizitorë ka pas mundësinë të informohet me produktet që tanimë prodhohen nga M&Sillosi sipas kërkesave specifike të kompanive të mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe po ashtu ai i DOMINO PIZZA’s.

Fal mbështetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanitë tona pjesëmarrëse kanë gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori