LAJMI I FUNDIT:

Princ Leka reagon pas publikimit të dokumentit për floririn që mori Mbreti Zog

Princ Leka reagon pas publikimit të dokumentit për floririn që mori Mbreti Zog

Princ Leka ka reaguar në lidhje me dokumentin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku tregohej sasia e floririt që Mbreti Zog mori pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Për emisionin “Now” në Euronews Albania, Princ Leka u shpreh se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.


“Personalisht më duket e tepërt që t’i kushtohet një emision një rrefimi kaq të cekët, shkruar në gjuhën dhe për hesap të pushtuesit të kohës, pa një qëmtim të hollësishëm të kontekstit historik. Fakti që rrëfimi në fjalë ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare dhe aq më pak e bën të pagabueshëm, të paktën për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara.

Jam i keqardhur që profilet sociale të AQSH mëtojnë të bëjnë sensacion me copa letrash, ndërkohë që AQSH ka për mision të ruaje dhe të vendosë në dispozicion të studiuesve një dokumentacion të plotë dhe cilësor. Vendi nuk ka nevojë për sensacione, ka boll nëpër portale, por për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë. Leka II”, thuhej në reagimin e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani.

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate, teksa dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori